Flash News

KRYESORE

Breshëri plumbash ndaj makinës së kushëririt të deputetit të PS në Shkodër, policia ndalon autorin

Breshëri plumbash ndaj makinës së kushëririt të

Ndalohet autori i dyshuar i atentatit ndaj Fatjon Harushës, kushëririt të deputetit socialist, Luan Harusha.

Policia bën me dije se autor i ngjarjes është një 33-vjeçar me inicialet Gj. P.. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Vukatanë, Shkodër, ku mjeti ku udhëtonte Fatjon Harusha u qëllua me një breshëri plumbash.

“Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit