Flash News

KRYESORE

"Demi" i Interit e pranon: Jemi pas Juventusit!

Argjentina barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Gjermanisë, ndërsa sulmuesi Lautaro Martinez pas ndeshjes foli më shumë për kampionatin italian. Sulmuesi i Seria A e pranon se Interi është mbrapa kampionëve dhe pas ndeshjes së humbur kundër Juventusit, lojtarët morën një zotim.

"Juventusi është një skuadër e fortë. Ne u mblodhëm pas ndeshjes dhe folëm të gjithë, duhet të punojmë fort që të arrijmë në nivelin e tyre.

"Humbja nuk u mor si një sinjal negativ, por si një stimul që të përmirësohemi më shumë", - tha partneri i Lukakut në sulm. Ai luajti 90 minuta me skuadrën e Argjentinës kundër Gjermanisë.

 

Të fundit