Flash News

KRYESORE

Dendias flet në Rusi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Mund të jemi të dobishëm

Dendias flet në Rusi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias deklaroi se gjatë vizitës në Rusi ai sqaroi homologun Sergey Lavrov për mbështetjen që Greqia po jep që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e BE-së. Ai i tregoi Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë se çfarë ka ndodhur në union me të dyja shtetet.

“I kam shpjeguar se gjithë këto nuk janë veprime kundër Rusisë. Ne nuk jemi armiq të Rusisë. Përkundrazi, ne jemi vend që është anëtar i BE-së, anëtar i NATO-s, anëtare e vjetër. Kjo mund të jetë në interes për Rusinë në rrugën e mirëkuptimit reciprok me BE-në dhe NATO-n. Mund të jemi të dobishëm për rusët, pasi e kemi atë rol dhe për atë se mund të kemi marrëdhënie të mira me ta”, tha Dendias për radion greke “Tema fm.

Ministri i Jashtëm grek ka rezerva për vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo ka krijuar një hendek. Sa i përket dy shteteve ballkanike ai tregoi se vendi i tij diskuton edhe me Italinë dhe Gjermaninë, por thekson se nevojitet kujdes.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk duam dështime. E dini të vendosësh një temë në një këshill, e vendos në çfarëdo momenti që dëshiron. Askush nuk të pengon. Çështja është se çfarë do të ndodhë. Pasi nëse përsëritet “jo”, ajo nuk të kthen prapa në pikën fillestare të diskutimit. Ajo të kthen shumë më prapa dhe në pikë më të vështirë.”,tha ministri grek.

Të fundit