Flash News

KRYESORE

Derbi i Italisë po vjen, por gjyqtari rizgjon makthet tek Interi

Derbi i Italisë po vjen, por gjyqtari rizgjon makthet tek Interi

Kryendeshja e kësaj jave në Itali është ajo e Interit me Juventusin. Tema kryesore sa herë luhet një ndeshje e këtij niveli është gjykimi.

Pasi janë përcaktuar gjyqtarët që do të zbresin në fushë për ndeshjet e Serie A të kësaj jave, rezulton se bilbili i derbit të Serisë A do të jetë Gianluca Rocchi. Ky konsiderohet lajm i keq për zikaltrit, sepse nuk kanë statistika të mira me këtë gjyqtar si kryesor.

Gjithsej, Interi ka marrë 22 kartonë të verdhë, një karton të kuq dhe katër penallti nga Rocchi. Lojtarët që tashmë drejtohen nga Conte kanë fituar vetëm 15 nga 34 ndeshjet e luajtura në shtëpi, me këtë arbitër.

"Zonja e vjetër" është fatlume në këtë rast, sepse me Rocchi-n numëron 27 fitoreve në 35 ndeshje.

Të fundit