Flash News

KRYESORE

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Eduard Kukan: Mogherini inaktive, po u përshinë amerikanët dhe rusët, merr fund

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Eduard Kukan: Mogherini inaktive, po u

Eduard Kukan, europarlamentar, i tha European Western Balkans, se besonte se një përfshirje e mundshme e Amerikës dhe Rusisë në dialog do t'i jepte fund procesit.

"Nuk mendoj se është ide e mirë. Do ta komplikonte tmerrësisht situatën. Autoritetet në Prishtinë po kërkojnë që Uashtingtoni të ndërhyjë, dhe është logjike për serbët që të ftojnë rusët. Nuk do ta ndihmonte dialogun nëse ata bëheshin pjesë tani, pas kaq shumë kohësh-në të kundërt, do të ishte dëmtuese", thotë Kukan.

Ai shton se mandati i Komisionit Europian mbaron në nëntor, duke nënvizuar se ka kohë mjaftueshëm, kështuqë përgjegjësia e Përfaqësueses së lartë të BE është ende e pranishme.

"Asaj (Mogherinit) i duhet të bëjë ca lëvizje, të vazhdojë rolin e saj, të jetë më aktive dhe e përfshirë. Në këtë moment nuk e shoh askund lidershipin e saj dhe është i nevojshëm", thotë Kukan për EWB.

Të fundit