Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria merr vendimin, Garda e Republikës do të përdorë lëndë kimike dhe forcë për të kontrolluar turmat

Qeveria merr vendimin, Garda e Republikës do të përdorë

Garda e Republikës së Shqipërisë do të lejohet që të përdorë lëndë kimike, mjete e pajisje të tjera kufizuese dhe përdorimin e focës për të vënë në kontroll turmat, pra protestat.

Kështu vendosi Këshilli i Ministrave një ditë më parë me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit. Vendimi do të hyjë në fuqi sapo të betohet në “Fletoren zyrtare”.

"Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij", thuhet në vendim.

Gjithashtu parashikon që strukturat e Gardës së Republikës do të përdorin pajisjet aktuale deri në rinovimin e plotë të armatimit. Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimin e vitit 2003, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave mori dhe një sërë vendimesh të tjera.

 

Qeveria merr vendimin, Garda e Republikës do të përdorë

Të fundit