Ditari i Maxhorancës

'Ligji mbi banorët, jo mbi oligarkët': Rama 'show' me shembjet në Theth

'Ligji mbi banorët, jo mbi oligarkët': Rama 'show'

Kryeministri Edi Rama ka tentuar të zhbëjë çdo perceptim publik mbi ndërtimet pa leje në Theth, duke hedhur poshtë zërat për interesa turistikë dhe mashtrime ndaj banorëve. Por ndërkohë që ekskavatorët vazhdojnë të rrafshojnë ndërtesa, qytetarët e zonës flasin për mungesë transparence, presion dhe frikë. 

Nga takimi me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Rama hodhi poshtë planet për ndërtimin e resorteve turistike në Theth, teksa tha se çdo ndërtim pa leje do të rrafshohet.

Rama deklaroi se asnjë banor i Thethit nuk është mashtruar dhe sipas tij, askush nuk është prerë në besë.

“Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni. Dua të them që të gjithë teoritë për këtë operacion janë për të ardhur keq dhe dezinformim. Ata që dalin dhe bëjnë zhurmë s’janë banorët e Thethit. Kemi marrë përsipër qe brenda 2028 të mbyllim procesin e legalizimit, por ta harrojë që dikush do të legalizojë në shkelje të ligjit. Historia “ndërto sot që të legalizosh nesër” nuk do të ecë më. Çdo ndërtim në shkelje të infrastrukturës dhe hapësirës publike do të rrafshohet. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne skemi prerë në besë askënd”, tha ai.

Megjithatë, ky narrativ bie ndesh me realitetin në terren. Prej ditësh, shembjet në Theth kanë shkaktuar alarm mes banorëve, shumë prej të cilëve pretendojnë se janë në pritje të legalizimit ose janë në procese të hapura administrative.

Të fundit