Ditari i Opozitës

Berisha: Altin Troplini u dekorua nga Blinken, një anëtar i pafytyrë i organizatës kriminale të Sorosit

Berisha: Altin Troplini u dekorua nga Blinken, një anëtar i

Kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi Antony Blinken, ish-Sekretarit e Shtetit në SHBA, "anëtar të organizatës kriminale të Sorosit".

Nga SPAK, kryedemokrati u shpreh se Altin Dumani u dekorua nga Antony Blinken pas arrestimit të tij nga SPAK.

Berisha: Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.

Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej. Prisni tani...

Të fundit