Flash News

Ditari i Opozitës

Debat për hapjen e dosjeve/ Mediu kundërshton për ish të përndjekurit: E pamoralshme! Alibeaj e PS thonë “po”

Debat për hapjen e dosjeve/ Mediu kundërshton për ish të

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit “ka përplasur” kreun e PR, Fatmir Mediun dhe deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve.

Mediu ka kërkuar që të mos hapen dosjet e ish-sigurimit për të ish-përndjekurit politikë, sepse sipas tij, do ishte e padrejtë dhe do i rikthente ata te kujtimet e tmerrshme.

Ndërsa Alibeaj tha se hapja e dosjeve është domosdoshmëri, pasi e vërteta duhet të dalë në shesh. Në të njëjtën linjë me Alibeaj u shpreh edhe socialistja, Klotilda Bushka.

Pjesë nga diskutimet:

Mediu: Të hapen këto dosjet për gjithsecilin, por në qëndrimin tonë nuk mund tu bëjmë moral të përndjekurve politikë, s’mund të kërkojmë hapjen e dosjeve të të përndjekurve politikë, ka presion, histori të tmerrshme brenda familjes.

Nëse nuk u dhamë mundësinë që të rehabilitohen dhe s’ka asnjë përgjegjës, të kthehen në pronat e tyre, të mos bëjmë lodra në kurriz të atyre. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të diskutojë për qëndrimin e atyre njerëzve, u janë pushkatuar motrat vëllezërit, baballarët. Do ishte e padrejtë dhe e pamoralshme nga ana jonë. Duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar dhimbje e probleme.  

Alibeaj:  Dilema ka qenë gjithmonë kjo, të mos hapim dosjet se ndoshta mund të ketë pasur raste që kriminalitet i sigurimit mund të ketë shkuar deri brenda familjeve të të përndjekurve. Kjo do të kishte koston tjetër, kriminaliteti i sigurimit kurrë nuk do të dilte në pah. Dilemë morale shpirtërore.

Kjo lloj dileme na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, unë kam bindjen, e vërteta na bën të lirë. Në analizë të fundit, edhe pjesa e të përndjekurve, ata të cilët kundër dëshirës tyre, të shtyrë, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptarë sot po edhe familjet e tyre duhet të kuptojnë që s’ka qenë shkak thyerja e tyre por kriminaliteti i ish-sigurimit. E mirëkuptoj sensibilitetin e mediut, por jo e vërteta na bën të lirë.

Bushka: I shërben zbardhjes të së shkuarës. Është domosdoshmëri. Padiskutim është një simbolikë e fuqishme jo vetëm për të kaluarën por edhe për brezat e ardhshëm. Ju mund të keni të drejtën tuaj ta paragjykoni, s’po them gjë, këtë qëndrim keni pasur edhe në 2015.

 

Të fundit