Ditari i Opozitës

"Personat 'non grata' të papajtueshëm në PD"/ Del numri i delegatëve pjesmarrës në Kuvendin e Bashës, tre vendimet që u miratuan

"Personat 'non grata' të papajtueshëm në PD"/

Në Kuvendin e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha janë të pranishëm 5004 delegatë. Kështu bëri me dije kryetari i komisionit që drejton punimet në Kuvend, Jemin Gjana.

Ai tha se për shkak se Kuvendi nisi me vonesë emrat nuk do të bëhen publikë sot. Gjana iu kërkoi strukturave të PD-së t'i publikojnë emrat nesër, pasi të hidhen në sistem.

Kujtojmë që në Kuvendin e 11 dhjetorit morën pjesë 4491 delegatë, ndërsa mbetet për t'u parë nga verifikimi që do të bëhet, nëse Basha ka shumicën, edhe pse sot në Kuvend u deklarua që po. 

"Dua ta nis me një ndjesë për vonesën e fillimit të punimeve, rrjedhojë e procesit të zgjatur të regjistrimit të delegatëve. Unë e di se linçimet dhe fletërrufet që na mësoi revolucioni kinez nuk na janë ndarë.

Ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e ditës së djeshme ka vendosur që të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe gjithë vendimarrja.

Gjithësej kanë qenë të pranishëm 7646 anëtarë, nga të cilët janë të pranishme në Kuvend, 5004 delegatë. Si kryetar i kërkoj strukturave të PD, që ditën e nesërmë pasi të jenë hedhur në sistem, emrat të bëhen publike", tha Gjana.

Ky i fundit bëri me dije dhe tre vendimet që u miratuan në Kuvendin e sotëm janë:

1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021 (Bëhet fjalë për rezoltën që nuk i njeh vendimet e marra në Kuvendine 11 dhjetorit si shkarkimi i Lulzim Bashës, vendimet staturore, ndryshimi i vulës dhe logos së Partisë Demokratike).

2. Kryesia i propozon Kuvendit kombëtar që shpallja "non grata" nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD dhe të mbështesë iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.

3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës Qytetare për demokracisë.

Të fundit