Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Bardhit: Maturantëve u kanë ndërprerë mësimin për aktivitetet e Ballukut

Denoncimi i Bardhit: Maturantëve u kanë ndërprerë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në qytetin e Fierit.

Bardhi në një postim në Facebook e ka quajtur këtë veprim një krim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të ndëshkuar veprimet e tilla që shkelin ligjin dhe etikën profesionale.

Sipas denoncimit të bërë nga mësues të shkollave të mesme në Fier, ata janë detyruar të braktisin mësimin dhe të shoqërojnë nxënësit e maturave në panairin e punës të organizuar nga Balluku.

Kjo ka ndodhur për shkak të urdhrit të drejtorëve të shkollave për të ndërprerë mësimin qëndrim në orët 3 dhe 4 dhe për të marrë pjesë në aktivitetin e politikës.

Të fundit