Flash News

Ditari i Opozitës

Garo takim me shqiptarët e Italisë: Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar!

Garo takim me shqiptarët e Italisë: Të gjithë duan një

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë në Bari,.

Në takimin me diasporën shqiptare në Itali, morën pjesë gjithashtu Jozefina Topalli, Fisnik Qosja, dhe Shkëlqim Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ne Facebook, krahas fotove nga takimi me shqiptarët, Garo thotë se dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme.

Me Jozefina Çoba Topalli, Fisnik Qosja, Shkelqim Hoxha në një takim të mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari!

Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar! Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet! Fitore”, shkruan Garo në Facebook.

Të fundit