Ditari i Opozitës

“Kandidatët e primareve të regjistrohen nën siglën e PD-së”, Sula: Basha nuk duhet të kthehet më kurrë

“Kandidatët e primareve të regjistrohen nën siglën e

Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë ditën e sotme nga KQZ dhe se sipas tij, Celibashi duhet ta regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhje. Në një intervistë për televizionin “News24”, deputeti demokrat shtoi se Lulzim Basha është larguar dhe se nuk duhet të kthehet.

“Ky vendim ka dhe të mirën dhe të keqen e vet. E mira është se u çorr maska që na akuzonin se ndikon Rama, se Celibashi i Ramës është. Ai vetë tha që njoh në perceptimin tim njoh Berishën por letrat tregojnë se kryetar është Basha. Ai është autorizim i para një viti, rutinë. Unë nëse firmos Basha do të thotë që gjithçka çfarë kemi thënë, paskemi fol kot. Ai ka ikur? Pse duhet ta firmosur?"

"Basha është larguar dhe të rrijë atje ku është, të mos kthehet më kurrë. Më dhimbset PD, nëse Basha ka axhendë individuale politike, do të ishte e tmerrshme. Bashkëpunim dhe armëpushim deri në 14 maj, çasti vendimtar për ne është 14 maji. Të gjithë kanidatët e primareve të regjistrohen nën siglën e PD. Kush fiton kështu? Berisha, sepse janë njerëzit e tij. Por këta përdorin gjuhën e linçimit, thonë është e jona e kemi rrit ne dhe duam të vendosim ne."

"Së këtyre shëndet t’u thuash, plaç të thonë. Ne jemi grupi me i urtë. Se me këta është si shprehja ‘po fjete në krevat me këto je grua e ndershme, po s’fjete në krevat me ta je grua e përdalë’. Deri dje Basha ishte fëmija i llastuar i këtyre, ylli polar. Një ditë të bukur u bë spiun i rusit dhe që donte të shkatërronte opozitën. Po mirë mo kush i beson këto?! Celibashi duhet të reagojë dhe ta regjistrojë PD pasi nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë”, u shpreh ai.

Të fundit