Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Pas 23 vitesh, bashkia e Durrësit do t’u kthehet qytetarëve dhe interesit publik

Meta: Pas 23 vitesh, bashkia e Durrësit do t’u kthehet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist se në zgjedhjet e 14 majit, kandidati për bashkinë e Durrësit, Igli Cara i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të fitojë garën.

Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se integriteti dhe aftësia e Carës për të ndërtuar ura bashkëpunimi me të gjithë, janë garancia se projekti i tij do të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm.

Pas 23 vitesh, Bashkia e Durrësit do t’u kthehet qytetarëve dhe interesit publik!

Partia e Lirisë e bindur se fitorja e Igli Carës do të jetë fitorja e çdo qytetari të Durrësit.

Integriteti i tij, profesionalizmi dhe aftësia e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi me të gjithë, përtej bindjeve partiake, janë garancia se projekti i tij do të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm”, shprehet ai.

Të fundit