Ditari i Opozitës

Nard Ndoka në mbështetje të Berishës: Nesër do jem me të në Shkodër, politikan që i ka sjellë fitore PD-së

Nard Ndoka në mbështetje të Berishës: Nesër do jem me

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka deklaruar se do jetë në mbështetje të ish kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ndërsa pritet të zhvillojë ‘foltoren’ e radhës me demokratët pas përjashtimit të tij nga kryedemokrati Basha nga grupi parlamentar.

I ftuar në Top News, Ndoka tha Berisha është një politikan që Shkodra e ka dashur ndër vite dhe lider që i ka sjellë fitore PD-së.

Nga ana tjetër, kreu i PDK-së shtoi se politika kërkon karakter e moral, që sipas tij, kreu aktual i PD Lulzim Basha i ka të deformuara.

“Shkodra është një bastion, është një zonë që e ka dashur Berishën ndër vite. Shkodra i kupton zhvillimet politike, nuk është një surprizë që do të ketë pritje të madhe në Shkodër, por ajo që unë shoh, është se gjatë takimeve në qytete të tjera, ka një lloj shprese. Kjo është karizma e një politikani. Është një politikan që i ka sjellë PD fitore, dhe këtë gjë nuk e ka sjellë Basha, por politika ka karakter, qëndrueshmëri, moral, por këto Basha i ka të deformuara. 

Ishte humbja e dytë parlamentare. Unë gjykoja se ai duhet të largohej nga detyra. Nuk e di se çfarë do të thotë ai për herë të tretë. Është një lider që s’u besua dy herë, nëse beson se për herë të tretë do të vazhdojë të bëjë të njëjtat premtime, do të jetë një dështim spektakolar”, tha Ndoka.

 

 

Të fundit