Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: Basha, politikani më zhgënjyes në politikën shqiptare. I ka krijuar kosto shumë të madhe PD

Nard Ndoka: Basha, politikani më zhgënjyes në politikën

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka thotë se Partia Demokratike dhe opozita po vuan akoma vendimmarrjen problematike të Lulzim Bashës.

Në një intervistë në Ora News, Ndoka e ka cilësuar Bashën si politikani më zhgënjyes në politikën shqiptare.

Sipas tij, edhe sot Basha përmes të emëruarve të tij vijon të dëmtojë opozitën.

Ndoka: Grupi Ali-Basha ka mbetur një sekt pa peshë në jetën politike. Është një grup deputetësh i caktuar nga Basha në forma dhe mënyra më të ndryshme.  Për mua mbetet politikani më zhgënjyes në politikën shqiptare. I ka krijuar një kosto shumë të madhe PD, opozitës, vendit dhe pluralizmit. Një lider që në aktivitetin e tij politik dolën shumë hije, këto dolën në etapa të ndryshme.

Koha vërtetoi dyshimet tona. Ka marrë vendimmarrje që i kanë kushtuar shumë institucioneve dhe vendit duke na mashtruar dhe ne. Ndjehem dhe unë fajtor që nuk arrita ta njoh mirë zotin Basha. Është e trishtueshme që ky person vazhdon të jetë problematik për opozitën pavarësisht se fshihet, nuk nxjerr kokën por sejmenët e tjerë. Mendon se opozita mbahet duke bërë foto me një ambasador apo tjetër. Opozita është frymë, institucion, garanci dhe besim. Basha si ka asnjë prej tyre.

 

Të fundit