Ditari i Opozitës

“Nuk largohen kurrë vetë”, Bylykbashi: Do ketë përplasje të forta me këtë regjim

“Nuk largohen kurrë vetë”, Bylykbashi: Do ketë

Oerd Bylykbashi paralajmëron se do ketë përplasje të ashpra me këtë qeverinë në pushtet.

Duke folur në një takim me demokratët e Hasit, Bylykbashi theksoi se vendi gjendet sot para regjimi të veshur me lule, por që në të vërtetë sipas tij është një diktaturë e pastër.

Ne jemi përpara një sfide shumë të madhe. Sot gjendemi përpara të njëjtës sfidë, përballë kemi një regjim të Ramës, që e kanë veshur me lule, por është një diktaturë e pastër.

Opozita është në aksion. Sa më shpejt të organizohemi ti bëjmë ballë këtij regjimi dhe ta rrëzojmë në zgjedhjet e ardhshme, por pa bërë kompromis me këtë regjim. Do ketë përplasje të forta me këtë regjim, sepse kurrë regjimet  nuk largohen vetë”, tha Bylykbashi.

Të fundit