Flash News

Ditari i Opozitës

“Po diskutohet ideja e një ngujimi”, Këlliçi tregon skenarët si do të përshkallëzohet aksioni opozitar

“Po diskutohet ideja e një ngujimi”, Këlliçi tregon

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka folur për skenarët e përshkallëzimit të aksionit opozitar.

I ftuar në A2 CNN, ai ka deklaruar se po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, e një ngujimi, e një proteste më të fortë.  

“Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD.

Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën.

Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit