Ditari i Opozitës

Takimi i Prodës me prokuroren belge, Strazimiri: Sjellja si çdo vagabond i pushtetshëm në këtë vend

Takimi i Prodës me prokuroren belge, Strazimiri: Sjellja si çdo

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka komentuar takimin e prokurores federale belge me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ku ky i fundit e ka garantuar prokuroren për besueshmëri në luftën ndaj krimit.

Nga Gent Strazimiri

Ky është lajmi zyrtar por biseda, si rregull, vazhdon në këtë mënyrë:

Drejtori, në shenjë gatishmërie i thotë kryeprokurores belge

- Motra, ja ku e ke numrin tim të telefonit, bjeri sa herë të kesh gjë urgjente, më ke gati në çdo orë të ditës dhe të natës!

Pastaj kujtohet që telefonin ia ka sekuestruar SPAK, partneri i kryeprokurores belge (?!), për shkak se është kapur në komunikim me bandat e narko-trafikut, veçanërisht ato që veprojnë në Belgjikë e Holandë, dhe shton:

- E di ç'ke ti motra? Lëre këtë numrin që të dhashë se e kam me defekt, bjeri këtij numrit tjetër se këtë kam tani... Atë tjetrin s'para e përdor...

Domethënë... si çdo mashtrues i pushtetshëm në këtë vend ku ligjin e bëjnë dhe e zbatojnë vagabondët...

SPAK YOU

KAQ!

Të fundit