Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 25 prillit, ish-këshilltari i Ramës shfaqet krah Monika Kryemadhit  

Zgjedhjet e 25 prillit, ish-këshilltari i Ramës shfaqet krah Monika

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ndal sot në Peqin, ku ka zhvilluar disa takime me banorët e kësaj zone.

Ajo që ra në sy është se në një prej takimeve, krah Kryemadhit u shfaq edhe teologu Ermir Gjinishi, i njohur si ish këshilltar i kryeministrit Edi Rama në vitin 2013 për çështjet e komuniteteve fetare.

Sipas gazetës Panorama, Gjinishi pritet të zyrtarizohet në listat e kandidatëve për deputetë të LSI në zgjedhjet e 2015-ës, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi shfaq pranë saj ish zyrtarë të PS.

Së fundmi, nga Shkodra, kur u shfaq me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, Kryemadhi tha se të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë.

Ndërkohë edhe PS, ka afruar pranë vetes dy ish ministrat e LSI, Lefter Koka dhe Nasip Naçon.

Të fundit