Flash News

DITARI POLITIK

3 çështjet themelore që Cameron pritet të diskutojë në Tiranë

3 çështjet themelore që Cameron pritet të diskutojë

Sekretari Shteti për Çështjet e Jashtme nw Britani, David Cameron, , do të vizitojë Tiranën ditwn e neswrme. Vizita e tij dhe takimet zyrtare në kryeqytetin shqiptar janë paraprirë nga vendosja e flamujve britanikë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Ajo çka është njoftuar më herët është një paralajmërim se fokusi i vizitës së Sekretarit britanik do të jetë lufta ndaj krimit të organizuar, trafiku i paligjshëm i emigrantëve, goditja e korrupsionit dhe sekuestrimi i aseteve të krimit.

Sipas ambasadës britanike në Tiranë, kryediplomati Cameron do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Ai ka në plan për të deklaruar edhe një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës me shqiptarët që ende vijojnë të synojnë kalimin ilegal drejt Britanisë së Madhe, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

Cameron do të pritet rreth orës 11:00 të paradites nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Rreth orës 12:00 është parashikuar pritja dhe takimi me Kryeministrin Edi Rama në godinën e Qeverisë, ku më pas do të zhvillojnë së bashku edhe një konferencë për mediat. Në vijim të vizitës në Tiranë, Sekretari britanik do të takojë Presidentin Bajram Begaj, në orën 14:30.

Të fundit