Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin “Shkodër-Mes”: Përplaset një çiklist, jashtë rrezikut për jetën

Aksident në aksin “Shkodër-Mes”: Përplaset një

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”. Një automjet me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

I lënduari është identifikuar si D. P., 61 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ai ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Rreth orës 20:50, në aksin rrugor ‘Shkodër-Mes’, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

Të fundit