E-TJERA

Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës, SPAK aprovon lejen për ceremoninë mortore

Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës, SPAK aprovon lejen për

Ka ndërruar jetë Rexhep Meta, babai i kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mesohet se Ilir Meta do të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe në përcjelljen e të atit për në banesën e fundit.

Sipas informacioneve të siguruara, ish-presidenti pritet të transportohet nesër drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku do të zhvillohen ceremonitë e rastit.

Mësohet se leja për pjesëmarrjen e Metës në funeral është dhënë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa institucionet përgjegjëse kanë organizuar masat e nevojshme për shoqërimin e tij në përputhje me procedurat ligjore.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij nga autoritetet kompetente.

Të fundit