E-TJERA

Ndryshim në krye të QSUT-së, emërohet drejtoresha e re

Ndryshim në krye të QSUT-së, emërohet drejtoresha e re

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka liruar nga detyra Anxhela Paparizon si Drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Në vend të saj është emëruar Rudina Degjoni, e cila do të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Degjoni vjen në krye të QSUT-së pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor.

“Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni. Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme, znj. Anxhela Paparizo”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Ndryshimi në drejtimin e QSUT-së vjen në një kohë kur institucioni përballet me sfida të rëndësishme në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore dhe investimeve në infrastrukturën spitalore.

Të fundit