E-TJERA

Nis sot Matura Shtetërore, maturantët i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj

Nis sot Matura Shtetërore, maturantët i nënshtrohen provimit

Mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë do t’i drejtohen sot qendrave të testimit për të zhvilluar provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhës së huaj.

Provimi shënon nisjen zyrtare të procesit të maturës për këtë vit, një etapë e rëndësishme për nxënësit që përmbyllin arsimin e mesëm dhe synojnë të vazhdojnë studimet e larta.

Sipas rregullave të përcaktuara, maturantët duhet të jenë të pranishëm në ambientet e shkollave përpara nisjes së testimit, ndërsa provimi do të zhvillohet gjatë paradites dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë.

Autoritetet arsimore kanë rikujtuar masat që duhet të respektohen gjatë zhvillimit të provimit, duke paralajmëruar ndalimin e çdo pajisjeje elektronike, përfshirë telefonat celularë, orët inteligjente dhe mjete të tjera që mund të përdoren për komunikim ose akses në teknologji të inteligjencës artificiale.

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë rregulloren dhe të paraqiten në kohë, me dokumentet e nevojshme identifikuese, për të shmangur çdo problem gjatë procesit të testimit.

Të fundit