E-TJERA

Një ‘shqiptare’ dhe një shqiptare nga Kosova në listën e të nominuarve për Nobelin e Paqes

Një ‘shqiptare’ dhe një shqiptare nga Kosova në

Në listën e nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe 2025 kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dy gra me lidhje të veçanta me shqiptarët.

Një ‘shqiptare’ dhe një shqiptare nga Kosova në

Konkretisht, Francesca Albanese, raportuese speciale e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në territoret palestineze të okupuara, dhe Feride Rushiti, aktiviste e njohur nga Kosova dhe themeluese e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Sa i takon Francesca Albaneses, edhe pse mbiemri i saj “Albanese” do të thotë “shqiptare” në italisht, ajo është italiane, e lindur në Ariano Irpino. Ajo është bërë një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve, duke denoncuar publikisht shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Albanese është e para zyrtare e OKB-së që është sanksionuar nga SHBA për qëndrimet e saj ndaj Izraelit, gjë që ka rritur edhe më shumë profilin e saj ndërkombëtar.

Një ‘shqiptare’ dhe një shqiptare nga Kosova në

Feride Rushiti, e njohur për punën e saj në mbrojtje të të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është një nga figurat më të respektuara në fushën e drejtësisë tranzicionale në Ballkan. Ajo ka themeluar Qendrën për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, e cila ka ndihmuar mijëra gra dhe burra të mbijetuar nga trauma e luftës.

Nominimi i saj për Nobelin e Paqes është një njohje e përpjekjeve të saj për të rikthyer dinjitetin dhe drejtësinë për ata që kanë vuajtur në heshtje.

 

Të fundit