Flash News

E-TJERA

Pas përmbytjeve, pompa e hidrovorit në Vlorë përfshihet edhe nga flakët

Pas përmbytjeve, pompa e hidrovorit në Vlorë përfshihet edhe

Një nga katër pompat e hidrovorit në Vlorë është përfshirë nga flakët. Incidenti ka ndodhur në momentin kur pompa po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë të punës.

Mësohet e pas shpërthimit të zjarrit, janë stakuar edhe tre pompat e tjera të hidrovorit, duke bërë që sistemi të ndalojë plotësisht funksionimin e tij.

Një nga punonjësit e hidrovorit tha për mediat se shkaku i nxjerrjes jashtë funksionit të dy pompave të mëdha janë mbeturinat. Sipas tij kjo situatë vijon prej 30 vitesh.

“Edhe platea është e bllokuar, na shkatërruan pompat. Janë të katërta në punë dy pompat e mëdha i nxorën jashtë loje. I bëjmë thirrje qeverisë të na sjellë dy pompa të reja. Lloj –lloj mbeturinash kolltuqe, jorganë, dyshekë, thasë. 30 vjet i njëjti muhabet. Kjo situatë ka qenë gjithmonë. Janë problem i vetëm mbeturinat që hedhin njerëzit në kanal. Pompat janë shkatërruar nga mbeturinat që njerëzit hedhin në kanal. Na nxorën dy pompat jashtë funksioni”, tha ai. 

 

Të fundit