Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferja 70-vjeçare në Shkodër

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferja
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore 65-vjeçare dje në Shkodër..

Policia njofton se pas ngjarjes ka vënë në pranga shoferen 70-vjeçare të automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen "3 Heronjtë", ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen  E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren  shtetasen  L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.

Të fundit