Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Rama e Basha përplasen për taksën e sheshtë 9%, Rama: U shërben oligarkëve”, Basha: Me kë tallet ky? Për 8 vjet i shërbeu vetëm vetes e miqve të tij.

Vaksina anti-Covid, Rama nga Korça: Pfizer rinis furnizimin të hënën, do marrim sasi më të vogël se ajo që premtuam.

E lidhur: Rama ‘thumbon’ BE-në: S’do e presim 3-4 vitet e ardhshme, do dalim në tregun turk dhe Lindjen e Mesme

 Dritëhijet e projektit të ri në Portin e Durrësit.

Kapen 300 kg kokainë në Selanik, goditet banda greko-serbe që furnizonte me drogë ishujt grekë

Ndërron jetë parakohe bashkëshorti i ministres Elva Margariti

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona nga koronavirusi në vendin tonë. Në rritje ka ardhur edhe numri i infeksioneve. MSH bëri me dije se kanë rezultuar pozitiv 901 raste të reja.

KQZ ka gati projektvendimin, fondi që do t’u shpërndahet partive është 140 milionë lekë. Sa do të përfitojnë PS, PD dhe LSI për fushatën elektorale?

“Varrezat e Durrësit me koncesion”, denoncimi i PD-së: 376 mln lekë do t’i jepen kryetarit të PS.

Paralajmërimi i IGJEUM: Në Shkodër priten reshje intensive shiu. Nivelet e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta.

Të fundit