Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Qeveria ka nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Rama tregon sfidat dhe Balluku fazat; Pacolli: Jam krenar.

■ Indeksi Global i Mundësive për vitin 2021, e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit. Shqipëria ka humbur 15 vende krahësuar me vitin 2020.

■ "Shqipëria mes vendeve problematike", raporti i Gazetarëve pa Kufi për lirinë e shtypit; ku renditet vendi ynë.

■ Celibashi paralajmëron komisionerët: Nëse cënohet vota ka sanksione të rënda. Flet për materialet zgjedhore dhe hapjen e kutive të votimit.

■ Shqipëria do të përfitojë 145 mijë doza, kur do të nisë shpërndarja e vaksinave nga BE për Ballkanin Perëndimor.

■ Gazetari Artan Hoxha publikon përgjimin e Artan Lames, si përdoren legalizimet për fushatën e PS-së.

E lidhur: Artan Lame reagon për audio-përgjimin: Është e vitit 2017-të, pas zgjedhjeve.

■ Qendrat e votimit me hyrje-dalje të veçanta, publikohet protokolli për zgjedhjet e 25 prillit.

■ I kërkoi informacion për Tom Doshin, Ambasada Amerikane i përgjigjet Prokurorisë.

■ Deklarata e presidentit serb, Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri, Rama: Ishte kurth, mori hak ndaj meje për aeroportin e Kukësit.

■ Investigimi/ Nënkryetar i FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj bënte pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 Prillit.: Do t’i them atij të PS-së unë, do vend pune? 500 mijë lekë e hajde futu!

Të fundit