Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin përmbyllës të mandatit të dytë. Ai konfirmoi se qeveria e re shpallet javën e ardhshme 

E lidhur: Kryeministri ‘filtron’ një për një punën e 4 viteve, mesazhet që dha për çdo ministër. Cilët rrezikojnë të mos jenë në kabinetin 'Rama 3'

E lidhur: Mjekja Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, e zëvendëson Mimi Kodheli; Erion Braçe 'braktis' qeverinë "Rama 3": Ka një fund!

E lidhur: 25 Prilli/ Nga Xhafaj te Kodheli, si u përmbys lista e PS. Rama i la në 'zonë të kuqe', në shtator rikthehen në Kuvend

Afganët do qëndrojnë 1 vit në Shqipëri, qeveria miraton ngritjen e task-forcës me 7 ministri

E lidhur: DASH sqaron pse po vonon ardhja e afganëve në Shqipëri 

PD mbledh Këshillin Kombëtar të hënën, cilat janë katër pikat e rendit të ditës

Rekord infektimesh nga Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat kufizuese

Zbardhet vrasja e Xhuljano Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori, armën e krimit e groposi në oborrin e banesës.

 

 

Të fundit