Flash News

E-TJERA

U përplasën me policinë pas shembjes së banesave, banorët e ‘5 Majit’ nesër protestë para Kuvendit

U përplasën me policinë pas shembjes së banesave,

Banorët e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë kanë paralajmëruar një tjetër protestë, por këtë herë të zhvendosur para godinës së Kuvendit.

Protesta pritet të mbahet nesër në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare. Sipas njoftimit nga përfaqësia e banorëve, kjo protestë vjen në mungesë të vëmendjes nga Bashkia e Tiranës për problematikat që kanë ngritur lidhur me projektin qe po aplikohet ne fund te rruges "5-Maj’.

Ne mungese te vemendjes se duhur nga Bashkia per problematikat qe kemi ngritur keto kohe ne lidhje me projektin qe po aplikohet ne fund te rruges "5-Maj", neser, date 26.01.2022, ne oren 09:30 do ngreme zerin te Kuvendi. Ju ftojme te na bashkoheni!”, thuhet në njoftimin e banorëve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, banorët u përplasën me policinë pas shembjes së banesave në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorët u dolën përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk ishin dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.

Pas përplasjeve, blutë kanë shoqëruar disa prej banorëve në polici. Ata që preken nga ky projekt janë banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8.

Të fundit