Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës në Tiranë, Policia "blindon" rrugën te 'Fabrika e Miellit' në kryeqytet

Protesta e opozitës në Tiranë, Policia "blindon"

Pak para se të nisë protesta e radhës e opozitës, e cila do të zhvillohet e ndarë në 5 zona të ndryshme të kryeqytetit, policia e shtetit ka marrë masat.

Sic duket nga foto e siguruar nga Politiko.al, dhjetëra forca policore dhe furgonë policie janë pozicionuar në zonën pranë Fabrikë së Miellit, që lidhet me protestën nga Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder. 

Sipas raportimeve rreth 1 mijë efektivë do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e cila është paralajmëruar të zgjasë rreth tre orë.

 Në këtë aksion po kontrollohen automjetet për posedimin e sendeve të kundraligjshme të cilat mund të përdoren në protestën e opozitës.

Pikat ku do të protestohet

1 BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputetet: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

2 RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamëz, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

Fisnik Qosja

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

3 RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

4 Sheshi Willson

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi,

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha

5 Pallati me Shigjeta

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Kryesi: Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

Të fundit