E-TJERA

Protesta kundër trajtimeve hormonale, pastori Akil Pano kërkon shkarkimin e ministres së Shëndetësisë: Familja nuk dorëzohet

Protesta kundër trajtimeve hormonale, pastori Akil Pano     kërkon

Në protestën e organizuar nga Koalicioni “Pro Familjes”, kundër trajtimeve hormonale për të miturit që sipas organizatorëve po planifikohen të ofrohen në QSUT, pastori Akil Pano paraqiti katër kërkesa kryesore drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Pano kërkoi “shfuqizimin e ligjit të barazisë gjinore”, duke e cilësuar atë si “ligj anti-njeri, anti-familje” dhe duke pretenduar se “hap derën për transformimin ideologjik që prek shkollën, arsimin, edukimin, familjen dhe fëmijët tanë”.

Një tjetër kërkesë kishte të bënte me ndalimin e terapive hormonale dhe ndërhyrjeve kirurgjikale për të miturit. “Ne refuzojmë që fëmijët shqiptarë të bëhen pjesë e eksperimenteve ideologjike,” deklaroi ai, ndërsa shtoi se “fëmijët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje, për ndihmë, për kujdes, për libra, për edukim, jo për eksperimente”.

Pano kërkoi gjithashtu ndalimin e asaj që e quajti “implementim të ideologjisë gjinore në kurrikulat shkollore”, duke deklaruar se “shkolla duhet të mësojë shkencë, duhet të edukojë, jo të indoktrinojë ideologji gjinore”.

Në fund, ai kërkoi shkarkimin e ministres dhe zëvendësministres së Shëndetësisë, duke pretenduar se institucioni “dështon të mbrojë fëmijët” dhe se “duhet të mbajë përgjegjësi”.

Të fundit