E-TJERA

Qëlloi me armë zjarri pasi humbi skedinat, ky është 32-vjeçari që terrorizoi banorët në “Ali Demi”

Qëlloi me armë zjarri pasi humbi skedinat, ky është

Një incident me armë zjarri shkaktoi panik mbrëmë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, pasi një 32-vjeçar qëlloi me armë zjarri.

Mësohet se 32-vjeçari Amarild Xhamaqi kishte humbur në baste sportive dhe pasi ka qenë duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.

32-vjeçari u arrestua menjëherë si dhe iu sekuestrua arma. Xhamaqi njihet si një person problematik dhe i proceduar më përpara nga ‘blutë’.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit.

Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit