E-TJERA

Reshje të dendura bore në Rrugën e Kombit, bllokohet një korsi

Reshje të dendura bore në Rrugën e Kombit, bllokohet një

Reshjet e dendura të borës kanë krijuar probleme në qarkullim në Rrugën e Kombit. Një trajler ka ngecur dhe si rrjedhojë është bllokuar njëra korsi lëvizëse në autostradë.

Bora dhe krijimi i shtresës së akullit ka bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të lëvizin me vështirësi me 20 km në orë.

Problemet hasen në segmentin Fan-Kolsh, në një gjatësi prej afro 30 kilometrash. Borëpastrueset vazhdojnë punën në terren.

Reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës.

Aksi nacional Peshkopi-Bulqizë është bllokuar ditën e sotme. Mësohet se shkak për bllokimin e rrugës është një mjet që ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.

Trashësia në lartësitë mbi 800 metra shkon në 10 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 20 cm.

Në Lurë dhe Selishtë ka rreth 15 cm borë por nuk ka probleme.

Të fundit