E-TJERA

Shqipëria humb dy lojtarë para ndeshjes me Ukrainën

Shqipëria humb dy lojtarë para ndeshjes me Ukrainën

Mbrojtësi Arlind Ajeti u dëmtua gjatë pjesës së parë të sfidës Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapulo-humerale).

Sipas njoftimit të Federata Shqiptare e Futbollit, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës dhe do të rikthehet në klub për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Ndërkohë, mesfushori Ylber Ramadani nuk do të udhëtojë me ekipin pasi ka marrë leje për arsye familjare. Ai do të qëndrojë pranë familjes, pasi pritet të bëhet baba.

Në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, Shqipëria u mposht me përmbysje, duke humbur mundësinë për të avancuar më tej në objektivat e saj në kualifikueset. Ramadani nuk pati minuta në këtë takim, pavarësisht se më herët ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të trajnerit Sylvinho.

 

Të fundit