Flash News

E-TJERA

Shqipëria në raportin e Bankës Botërore, rendit dy qytetet më të rrezikuarat nga tërmeti dhe përmbytjet  

Shqipëria në raportin e Bankës Botërore, rendit dy qytetet

Një popullsi e varfër mund të humbë shumë përballë rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore siç janë tërmetet, përmbytjet apo thatësira, krahasuar me popujt e tjerë të pasur të planetit.

Kështu thuhet në raportin e publikuar së fundmi nga Banka Botërore, ku mes shteteve të cilat janë marrë në analizë, ndodhet edhe Shqipëria.

Shqipëria në raportin e Bankës Botërore, rendit dy qytetet

Sipas raportit, nga tetë vendet e marra në studim, sa i përket shkallës së rrezikshmërisë nga goditja e tërmeteve dhe përmbytjeve, për Shqipërinë, Tirana renditet si vendi më i rrezikuar për t'u goditur nga aktivitetet sizmike dhe Shkodra vendi me potencial më të lartë për t'u goditur nga përmbytjet.

Në skenarin e mundshëm të një përmbytjeje 200-vjeçare, Shkodra cilësohet si vendi që mund të përjetojë rritjen më të lartë të varfërisë. Përkatësisht 7% e popullsisë lokale (9,200 individë) në rast se ndodh një përmbytje e tillë e parashikuar, do të ketë nivelin më të lartë të varfërisë.

Studimi i Bankës Botërore ka sjellë edhe një raport të detajuar lidhur me dëmet e para dhe pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, në disa nga qytet që prekën më shumë nga aktiviteti sizmik.

Shqipëria në raportin e Bankës Botërore, rendit dy qytetet

Ndër vendet më të prekura nga ana ekonomike dhe ku niveli i varfërisë cilësohet se ka arritur në nivele më të larta, janë Kruja , Vora, Shijaku dhe Durrësi. Përkatësisht, niveli i varfërisë në Krujë pas tërmetit përllogaritet 135%, në Vorë 118%, në Shijak 99% dhe në Durrës 59%. Ndërkohë që qytet me një nivel pak më të ulët të varfërisë janë: Kurbini me 53%, Tirana me 10% dhe Kamza me 6%.  

Të fundit