E-TJERA

‘Shuplakë’ diplomatike për Ramën/ Ambasadori gjerman kërkon më shumë investim në njerëz, jo në propagandë

‘Shuplakë’ diplomatike për Ramën/ Ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, tha se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije.

Diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë do të jetë i vështirë.

“Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë. Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida.

Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara.

Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe. Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge.

Rrugëtimi i vendit në BE po merr gjithnjë e më shumë shpejtësi, nuk është vetëm një rrugëtim politik, por edhe ekonomik, strukturor, por edhe transformim shoqëror që çel dyer të reja për fermerë e biznese.

Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Le të shohim si transformimi drejt BE do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve.

Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije, arsimimi dhe kërkimi akademik është pjesë e saj. Integrimi ka të bëjë me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve. Universitete si ky kanë rol strategjik”- tha Bergner.

Të fundit