Flash News

E-TJERA

Të afërmit e të arrestuarve për pë*dhunimin e të miturës në Maliq: Ajo u shkruante vetë djemve

Të afërmit e të arrestuarve për pë*dhunimin e të

Nëna e Marsel Baçit, 26-vjeçarit i cili u arrestua me akuzën se ka përdhunuar dhe përdorte për prostitucion një vajzë të mitur në Maliq hedh poshtë të gjitha pretendimet.

Ajo thotë se ka qenë vetë vajza, e cila nuk e linte të qetë Marselin, duke i shkruar.

Ajo e merrte në telefon, i shkruante. Më thanë edhe dje, ajo i kishte fajet vetë. Ajo ka ngatërruar shumë çuna.

Jo, nuk kam djem të tillë. Shiko ku jetojmë. Ne nuk kemi të hamë bukë. Ja ku jetojmë, në një dhomë”, tha nëna e Marselit për mediat. 

Gjithashtu kunata e Marsel Baçit mban të njëjtin qëndrim, duke theksuar se vetë vajza e ka ngacmuar. Kunata e tij thotë se 16-vjeçarja ngacmonte edhe burrin e saj, por ai nuk merrej me të.

Erdhën në orën 1 të natës dhe i thanë që do të marrim në pyetje. E kishte denoncuar një vajzë, Valbona.

Ajo i shkruante vetë Marselit në Facebook. Marseli thoshte që unë nuk e dua, por ajo e ngacmonte vetë”, tha kunata.

Të fundit