Flash News

E-TJERA

Vizitë Ramës? Tom Doshi shkon në kryeministri

Vizitë Ramës? Tom Doshi shkon në kryeministri

Ish-deputeti Tom Doshi ka shkuar ditën e sotme nëambientet e kryeministrisë. Në pamjet që qarkullojnë në media, Doshi shihet teksa hyn në godinën e kryeministrisë, duke folur në telefon.

Nuk dihet nëse ka takuar Ramën apo ndonjë zyrtar tjetër të qeverisë. Kjo vizitë e Doshit vjen në kohën kur ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PS u bënë ndryshimet e drejtuesve politikë në disa qarqe, përfshi edhe Shkodrën

Kryesia e PS-së vendosi Elisa Spiropalin si drejtuese politike në qarkun e Shkodrës duke zëvendësuar Edona Bilalin.

 

Të fundit