Ekstradimi i ‘gylenistëve’, kreu i KMSH: Shqipëria është shtet sovran; problemet e Turqisë nuk i zgjidhim dot ne

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka folur për ekstradimin nga Kosova të gjashtë shtetasve turq që dyshohet se janë bashkëpunëtor të Lëvizjes Gylen. Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Bruçaj tha se ai vendim ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës, ndërsa kërkoi respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

“Ekstradimi ka dëmtar imazhin e Kosovës. Do ishte mirë të respektohej ligji, të drejtat e njeriut dhe të respektohej sovraniteti i shtetit të Kosovës”, tha Bruçaj.

Sa i përket mundësisë që një veprim i tillë të ndodhë edhe në Shqipëri, Bruçaj theksoi se ne jemi një vend sovran dhe se nuk mund të zgjidhim dot problemet e Turqisë.

“Besoj se Shqipëria është një vend sovran dhe do të vendosë vetë duke respektuar ligjet. Problemet në Turqi nuk i zgjidhim dot ne sepse kemi problemet tona”, u shpreh kreu i myslimanëve shqiptarë.

Politiko.al ka raportuar pak ditë më parë se Skënder Bruçaj është vendosur në shënjestrën e Turqisë për shkak se akuzohet si bashkëpunëtor i Lëvizjes Gylen. Burime diplomatike bënë të ditur se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Bruçajt nga KMSH, si kusht për të vizituar Tiranën.

Përballja në Egje, Greqia vlerëson për herë të parë nacionalizmin shqiptar: Është mburojë kundër ambicieve të Erdogan