Flash News

KRYESORE

Ema Andrea mohon peticionin për shembjen e Teatrit: herën e fundit kam folur në shkurt

Ema Andrea mohon peticionin për shembjen e Teatrit: herën e fundit kam

Peticioni i artistëve që kërkojnë një Teatër të ri, i bërë publik dje pas rritjes së rezistencës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duket se ka, si shumica  e peticioneve në Shqipëri, emra të shtuar arbitrarisht pa i pyetur të zotët.

Aktorja Ema Andrea i ka thënë gazetës Panorama se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacion.

Aktorja shton se ajo do një teatër të ri, por nuk i mëshon shembjes së godinës aktuale. Në perticionin e djeshëm theksohet e kundërta: “domosdoshmërisht në atë kompleks”.

“E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë”, thotë Andrea duke shtuar se nuk është e rëndësishme në cilin truall do të jetë.

Për sa i përket shembjes së godinës aktuale, ajo shprehet se: “Pse duhet folur për shembje, kur puna është se duhet ndërtuar. Për më tepër, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja.

Të fundit