Ditari i Maxhorancës

Rama mohon oligarkët: Në Shqipëri ka vetëm “biznesmenë që fitojnë”

Rama mohon oligarkët: Në Shqipëri ka vetëm

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish se në Shqipëri “nuk ka oligarkë”, duke i përkufizuar ata si persona që “vendosin”, jo thjesht biznesmenë që fitojnë para.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Oligarku është dikush që vendos, jo që bën biznes dhe fiton”, u shpreh Rama, duke mbrojtur idenë se ekonomia shqiptare nuk është e kapur nga interesa të tilla.

Por në një moment që tingëlloi më kritik ndaj vetë biznesit vendas, Rama ndaloi tek çmimet në turizëm, duke thënë se disa operatorë “nuk e kuptojnë dëmin që i bëjnë vetes” me politikat e tyre të çmimeve.

“Po të shikosh listën e çmimeve dhe investimin, mendon se ky njeri nuk e kupton çfarë i bën biznesit të vet”, u shpreh ai.

Latest news