Flash News
Balluk's wealth "collapses", SPAK seizes his villa in Dhërmi
The officer was killed during the action, the Korça police did not assess the dangerousness of the perpetrator, only 6 police officers were on the ground
Car ends up in canal, residents save father and son
Where does justice begin?/ Between Gog's speeches and the bullets on the ground, who protects the policeman?
Pëllumb Gjoka speaks about the accusations in the "Metamorphosis" file: They held a public trial for me, I have no connection to the murder of Gjin Ndoji
Sekuestrohet vila e Ballukut në Dhërmi, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar hetimet duke rënduar pozitën e ish-zëvendëskryeministres me dy akuza të reja dhe tejet serioze: korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Avokati Franc Nuri ka shpjeguar në Syri tv, se nga ana juridike, pasojat janë jashtëzakonisht të rënda.
Vepra e korrupsionit pasiv dënohet nga 4 deri në 12 vite burg, ndërsa ajo e pastrimit të parave parashikon penalitete nga 5 deri në 10 vite. Nëse këto akuza faktohen në gjykatë, me bashkimin e dënimeve, personat e përfshirë në këtë dosje mund të rrezikojnë të vuajnë nga 10 deri në 15 vite heqje lirie.
Pavarësisht mbrojtjes fillestare politike përmes kartonëve në parlament dhe një vonese të dukshme në reagimin fillestar të drejtësisë, lëvizjet e fundit dëshmojnë kalimin në një fazë vendimtare dhe goditëse të hetimeve.
PJESE NGA INTERVISTA
Arnold Kariqi: SPAK ka vijuar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke rënduar tashmë akuzat ndaj zyrtarës së lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë. Në njoftim zyrtar SPAK ka bërë të ditur se është sekuestruar një vilë e Ballukut në Dhërmi ku hetohet edhe për skemën e pastrimit të parave. Çfarë do të thotë kjo tashmë avokat?
Franc Nuri: Atëherë, është pak a shumë ajo që ne e kishim parashikuar, e kishim thënë, e kishim paralajmëruar edhe përpara seancës së 12 marsit. Tashmë po bëhen gati 3 muaj nga ajo seancë famëkeqe, ku Kuvendi i Shqipërisë, me një vendim të paprecedent do të thoja, votoi kundër, shumica parlamentare socialiste, e Edi Rama, votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për lejimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Balluku. Por aty ne e parashikuam që me shumë gjasa hetimet ishin në vijim, vazhdonin, po intensifikoheshin dhe kishte premisat e larta që akuza do të ndryshonte dhe do të rëndohej akuza. Tashmë, me këtë njoftim të dalë para pak minutash, sikundër ju e lançuat, nga SPAK, rezulton se ndaj Belinda Ballukut janë shtuar dy akuza të reja, tepër të rënda. Akuza për korrupsion pasiv dhe akuza për pastrim parash. Pastrim të produkteve të veprave penale, por e njohur dhe nga qytetarët për më thjeshtë si vepra e pastrimit të parave. Përveç akuzës së parë për shkelje të barazisë në tendera? Dhe ju kujtohet mbrojtja që bëri dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste dy ditë përpara seancës së 12 marsit, ku e mbështesnin refuzimin e arrestit vetëm me faktin se kjo vepër, pra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, që ishte hetuar zonja Balluku deri në atë moment, ishte një vepër relativisht e lehtë, dhe nuk ishte sipas tyre arsye për të miratuar kërkesën e SPAK-ut. Por tashmë ja ku kemi dy akuza të reja. Atëherë çfarë mësojmë nga komunikimi i SPAK-ut? Mësojmë se gjykata e posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë në Dhërmi me vlerë rreth 145 mijë euro, që SPAK dyshohet se është përfitim i paligjshëm. Sipas hetimit mësohet se vila dyshohet se mund të jetë marrë në këmbim të favorizimit të një kompanie të caktuar në një tender të kompanisë Albcontrol. Po ashtu, është përfshirë në këtë çështje, sipas njoftimit të SPAK-ut, edhe ish-futbollisti i kombëtares, Igli Tare, apo ish-drejtuesi sportiv i ekipit të Milanit. Atëherë, çfarë do të thotë konkretisht kjo? Këto dy akuza. Akuza e parë, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, parashikohet nga neni 259...
Arnold Kariqi: Taktikë e njohur kjo nga qeveritarët avokat
Franc Nuri: Për pjesën e përfshirjes së futbollistëve apo të vipave?
Arnold Kariqi: Po, emrave të tjerë, sigurisht.
Franc Nuri: Po, taktikë faktikisht që i ka dalë boja dhe po i del boja tashmë, duke përdorur prestanome apo duke përdorur emra nga showbizi apo emra nga personalitete nga bota e artit e tjerë me radhë. Kam përshtypjen se do duhet të bëjnë kujdes të gjitha personat, që në të shkuarën apo që mund të jenë akoma duke kryer aktivitete të tilla, sepse vjen një ditë që do japësh llogari përpara drejtësisë. Megjithatë duhet ta themi që të gjithë janë të prezumuar të pafajshëm sipas kushtetutës, deri në shpalljen fajtor me vendim të formës së prerë. Desha t'i kthehem vetëm pak veprave penale që dhe qytetarët ta dinë se çfarë rrezikojnë personat e përfshirë tashmë me këto akuza, për të cilën është bërë dhe sekuestrimi me vendim të gjykatës së posaçme, të kësaj vile tashmë në jug të Shqipërisë. Vepra e parë, ajo e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, po themi korrupsioni i zyrtarëve të lartë, dënohet nga 4 deri në 12 vjet burg.
Ndodh kur një zyrtar publik kërkon, merr ose pranon premtime për përfitime të parregullta për shkak të detyrës së tij. Ndërkohë pastrimi i produkteve të veprës penale, neni 287 i Kodit Penal, ajo që njihet ndryshe pastrimi apo larja e parave, dënon fshehjen, transferimin, konvertimin ose maskimin e pasurisë që buron nga vepra penale, e korrupsionit në këtë rast apo dhe nga vepra të tjera penale. Kjo vepër, kjo e dyta, pra pastrimi apo larja e parave, dënohet me burg nga 5 deri në 10 vjet. Dhe me gjobë mund të dënohet shtesë, pra plus dënimit me burg. Sidomos nëse kjo vepër kryhet në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, apo duke përdorur veprimtari profesionale, dënimi mund të shkojë nga 7 deri në 15 vite burg, përveç gjobës që mund të vendosë gjykata. Pra, për ta bërë më të thjeshtë, nëse do provoheshin të dy akuzat e SPAK-ut, këto dy akuzat e reja tashmë, pa llogaritur akuzën e parë atë të shkeljes së barazisë në tendera, teorikisht një person që ka këto dy akuza, korrupsionin pasiv dhe pastrimin e parave, gjykata do të bënte, nëse i shpall fajtor, do të bënte bashkimin e dënimeve, që nuk është bashkim aritmetik duhet ta themi. Por zakonisht gjykata merr dënimin më të lartë dhe mund ta tejkalojë. Për ta bërë shkurt, personat rrezikojnë 10 deri në 15 vite burg. Kjo besoj që është ajo që mund të themi në konkluzion të këtyre akuzave tepër të rënda tashmë të ngritura nga ana e SPAK-ut, dhe kuptohet që dënimi mund të shkojë gjithmonë në varësi edhe të rolit të personave, të provave dhe rrethanave rënduese që mund të ketë gjithësecili nga personat e përfshirë.
Arnold Kariqi: Avokat, ka deklaruar disa herë zonja Balluku që nuk ka lidhje me akuzat, por tashmë duket se SPAK-u ka kaluar në një tjetër etapë. Pyetja ime është, sa rëndohet pozita e saj dhe sa mund t'i shërbejë imuniteti që ka aktualisht si deputete? Ose sa të lidhura i ka duart SPAK përballë personazhit Belinda Balluku për të shkuar më tej flas?
Franc Nuri: Unë mendoj që SPAK me këtë njoftim që ka bërë sot, është fundi i konkretizimit të dërgimit të çështjes, po plus edhe kërkesës për sekuestron e vilës, marrjes në pyetje të këtyre personave. Ju kujtoj që përpara pak ditësh edhe vetë Igli Tare u paraqit në SPAK për të dhënë shpjegime, apo mund të kenë vajtur dhe persona të tjerë. Pra unë mendoj që SPAK ka shkuar dhe ka ecur përpara me këtë çështje, ndoshta nuk ka ecur me atë ritmin e shpejtë, të menjëhershëm që mund të kishte pritur dikush me të drejtë. Pra, mbas 12 marsit kur u refuzua kërkesa nga mazhoranca socialiste me forcat e kartonave, që e mbrojti praktikisht kolegen e tyre Belinda Balluku nga arresti, shumë persona menduan që SPAK do të reagonte brenda një jave, brenda pak ditëve, brenda dy javësh, kjo gjë nuk ndodhi…
Latest news
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
2026-06-04 16:17:31
Former Montenegrin police chief banned from entering Serbia
2026-06-04 16:05:34
The moment when Gjesti enters the record company's offices armed
2026-06-04 15:03:29
The Euro-Lek exchange rate falls again, heading towards the threshold of 95 Lek
2026-06-04 14:33:00
Balluk's wealth "collapses", SPAK seizes his villa in Dhërmi
2026-06-04 14:00:13
Watermelon, the heart's ally in summer
2026-06-04 13:56:33
The board continues to "ping pong" with fuel prices, oil increases again
2026-06-04 13:39:24
Bardhi asks Rama to the Assembly: The interpellation is not delegated!
2026-06-04 13:21:54
House of Representatives approves measure to end Iran war
2026-06-04 13:14:35
Car ends up in canal, residents save father and son
2026-06-04 12:55:58
SPAK requests 98 years in prison for Durim Bami, Aldo Avdyli and 5 others
2026-06-04 12:39:43
Video/View from the scene where the policeman was killed in Maliq
2026-06-04 11:52:46
SPAK knocks on Igli Tare, former footballer included in Balluku file
2026-06-04 11:16:36
Four ways your attention is manipulated
2026-06-04 10:52:57
Policeman's murder, Bardhi reacts: Shocked, I strongly condemn the serious act
2026-06-04 10:30:35
Parliament holds a minute of silence for the officer killed in Maliq
2026-06-04 10:25:48
Photos of two young men who drowned in the sea in Lezha emerge
2026-06-04 09:44:40
What anxiety is really trying to tell you
2026-06-04 09:24:37
Maliq/ Officer killed during police operation, another injured
2026-06-04 08:31:21
Horoscope, get to know the star forecast
2026-06-04 08:21:37
Unstable weather conditions, weather forecast for this Thursday
2026-06-04 08:06:35
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2026-06-04 07:50:52
Tension in "Air Albania" after Israel's goal, Hysaj clashes with Gloukh
2026-06-03 22:21:33
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
2026-06-03 22:01:35
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
2026-06-03 21:38:01
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
2026-06-03 21:16:35
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
2026-06-03 20:56:11
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
2026-06-03 20:34:01
"Resign, we want revolution", citizens chant outside Rama's office
2026-06-03 19:58:32
The two young men who lost their lives in Shëngjin are identified
2026-06-03 19:43:35
Official lineups for the Albania-Israel friendly are published
2026-06-03 19:18:56
Video/ Police throw water on the crowd, protesters break the metal fence
2026-06-03 18:59:00
The best professions for free time and less stress
2026-06-03 18:48:43
The Federation of North Macedonia excludes Shkëndija Tetovo from the Cup
2026-06-03 18:16:04
Blow for Broja, his value on "Transfermarkt" drops to 5 million euros
2026-06-03 17:53:09
Bulqiza miners in protest, miners demand improved working conditions
2026-06-03 17:29:39
Trump admits clash with Netanyahu: I asked him to stop the escalation in Lebanon
2026-06-03 16:30:32
By 2030, 45% of women are expected to be single and childless
2026-06-03 16:19:53
Alarm for the Rossoneri! Uzun risks the challenge against Israel
2026-06-03 15:52:21
Two people were injured by a bomb explosion in Përmet, police provide details
2026-06-03 15:35:24
The heat wave does not spare Spain, 101 people lost their lives in May alone
2026-06-03 15:09:35
Hearing for the defendants in the Veliaj case, SPAK gives its claim
2026-06-03 14:56:31
Murder of Martin Can, Appeal decision for Mario Përlleshaj postponed
2026-06-03 14:18:24
Can hackers steal fingerprints from photos on social media?
2026-06-03 14:02:14
Explosion in Përmet, two people seriously injured, one urgently sent to Tirana
2026-06-03 13:41:21
Berlin signals opening of Europe-Russia talks on Ukraine
2026-06-03 13:27:09
Explosions at oil terminal, footage from the attack in St. Petersburg
2026-06-03 13:01:14
CNN: US-Iran ceasefire is straining, oil prices rise again
2026-06-03 12:42:57
Albania becomes the second most expensive in the Balkans for daily rentals
2026-06-03 12:13:35
Berisha on the trial against Meta: Political farce ordered by Rama
2026-06-03 11:36:15
Accident in Levan-Tepelena, car ends up in canal
2026-06-03 11:16:34
Antonio Costa in Kosovo today, meets Haxhiu, Kurti and party leaders
2026-06-03 10:18:56