Flash News

Ditari i Opozitës

Votat e diasporës/ Berisha tregon shifrat ‘identike’ të manipulimit në Vlorë dhe Fier

Votat e diasporës/ Berisha tregon shifrat ‘identike’ të

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha e cilësoi farsë elektorale votimin e 11 majit, duke vënë theksin te manipulimi i votës së diasporës.

 Ai akuzoi qeverinë se ka shtetëzuar tërësisht këtë proces, duke e shndërruar në një krim të mirëorganizuar elektoral.

Sipas Berishës, manipulimi është kryer nga zyrtarë të lartë dhe patronazhistë të infiltruar në vendet ku jeton diaspora shqiptare. Ish-kryeministri u shpreh se posedon qindra prova që do publikohen në ditët në vijim.

Ai prezantoi disa nga rezultatet që tregojnë modelin e manipulimit, ku PD merrte vazhdimisht një numër fiks votash.

Në Fier dhe Vlorë, Berisha tha se numrat absurd të përsëritur janë dëshmi e qartë e ndërhyrjes politike.

FJALA E BERISHËS:

Farsa elektorale 11 maj 2025 ka një nga kapitujt më të zi të saj, votën e diasporës.

Vota e diasporës, e cila përbënte një arritje kushtetuese historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, në kundërshtim flagrant me kontratën e përcaktuar me marrëveshje dhe konsensus, procesi u shtetëzua plotësisht nga narkoshteti.

Pas shtetëzimit të këtij procesi, narkoshteti nuk tregoi as kujdesin më të vogël për të fshehur duart e tij të zeza të manipulimit.

Të manipulimit të gjithanshëm të këtij procesi, i tëri në duart e Taulant Ballës, Lubi Ballukut dhe personave kriminelë elektoralë, patronazhistë, të ngarkuar në Greqi, Itali dhe ndonjë vend tjetër, punonjës ambasadash apo ish-punonjës ambasadash, për t’u marrë me manipulimin e gjerë të votës së diasporës, për ta shndërruar atë në një krim madhor elektoral.

Këtu do paraqesim sot provat e para, dëshmitë të para të këtij krimi.

Por garantoj qytetarët se ne disponojmë me qindra dhe mijëra prova për të gjitha aspektet kriminale, manipulimet e votës së qytetarëve shqiptarë, të cilat ne do i bëjmë publike çdo ditë.

Asnjë njeri të mos mendojë se akuzat tona nuk kanë mbështetje në dokumente dhe prova materiale të pakundërshtueshme.

Sot ne fillojmë për t’u paraqitur ju disa rezultate që flasin vetë.

Në Fier, siç e shihni, PD dhe koalicioni në këtë kuti merr 21 vota kundrejt 341 votave të PS. Pra, 15 herë diferenca.

Por nuk është kjo arsyeja.

Përsëri këtu, PD merr fiks 21 vota kundrejt 206 votave të PS.

E treta, përsëri zbatohet urdhri, 21 vota kundrejt 284 votave.

Përsëri, PD dhe koalicioni merr 21 vota kundrejt 302 votave.

Vazhdojmë po në Fier. PD merr përsëri 21 vota, 346 vota Lubia dhe Edi Rama.

Këto janë...

Vlora, këtu kanë qenë më dorëlëshuar. 26 vota PD kundrejt 210 vota PS.

26 vota PD dhe aleanca, 246 vota Lubi Balluku dhe Bledar Droga.

Tjetra. 26 vota PD, 249 vota për PS-në.

Tjetra. 26 vota PD, 2019 vota për PS-në.

20 vota për PD, 40 vota për PS-në.

20 vota për PD, 253 vota për PS-në.

Vazhdojmë....

20 votes for the DP, 175 votes for the SP.

20 votes for the DP, 214 votes for the SP.

Latest news