E-TJERA

Përshkallëzohet situata me zjarret në Sarandë! Digjen disa banesa, evakuuohen banorët

Përshkallëzohet situata me zjarret në Sarandë! Digjen disa

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë prej ditësh problematike. Vatra të reja zjarri ndizen çdo ditë teksa mundësia e shtetit për të neutralizuar dhe shuar flakët mbetet e vakët. 

Situata raportohet të jetë kritike veçanërisht në Sarandë, ku zjarri i cili vijon të jetë aktiv prej shtatë ditësh ka djegur edhe banesa.

Bëhet me dije se flakët e nisura në Dhivër janë përshkallëzuar dhe kanë përfshirë fshatin Leshnicë e Poshtme duke djegur disa shtëpi dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, janë evakuuar edhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se flakët po përshkallëzohen edhe drejt Leshnicës së Sipërme. 

Vendi prej ditësh vijon të përballet me zjarre të rënda, ku dhjetëra hektarë toke me pyje e bimësi janë shkrumbuar. 

Latest news