Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Skafi përplaset me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, vdes i riu, plagosen dy të tjerë

Sarandë/ Skafi përplaset me mjetin lundrues të Policisë

Një aksident i rëndë detar ka tronditur Sarandën këtë të diel, ku një skaf është përplasur me një mjet lundrues të Policisë Kufitare, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 20-vjeçari Albjano Kreçi, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Latest news