Flash News

E-TJERA

Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës

Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet.

Dyshohet se 44-vjeçari Sokol Kuçi furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 680 gramë lëndë narkotike kokainë.

Ky aksion është vijim i operacionit të koduar ‘Zonat’, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, ku janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Latest news