Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në liqenin e Viroit

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në liqenin e Viroit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku trupi i pajetë i një burri është gjetur në ujërat e liqenit të Viroit, pranë hyrjes së qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Besnik Koka, 62 vjeç. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Latest news